Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, dy të vdekur dhe 5 të plagosur

schedule11:48 - 14 Nëntor, 2026

schedule 11:48 - 14 Nëntor, 2026

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:15 në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona: drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi B. O., rreth 42 vjeç, si dhe shtetasja M. F., e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin tjetër, me drejtues A. F., rreth 45 vjeç.

Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë transportuar në spital për kontroll mjekësor.



Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!