Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria ylli i ri i Europës”, Rama: Më afër se kurrë takimit të shumëpritur me historinë. Të gjitha qelizat e PS duhet të mobilizohen!

schedule12:07 - 14 Nëntor, 2026

schedule 12:07 - 14 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të fortë mobilizimi për strukturat e Partisë Socialiste, duke e cilësuar momentin aktual politik si një “takim të shumëpritur me historinë” dhe duke kërkuar angazhim maksimal nga çdo anëtar për të çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.

Duke iu referuar mbështetjes së marrë në zgjedhje si një “votë plebishitare”, kreu i qeverisë u ndal te kritikat e hershme të kundërshtarëve politikë dhe zërave mediatikë lidhur me fuqinë e mazhorancës. Sipas tij, kjo shumicë ishte jetike për funksionimin e shtetit dhe miratimin e reformave.

“Shqipëria e sotme, jo ka një perspektivë por ka një perspektivë më konkrete se kurrë, ndodhet më afër se kurrë takimit të shumëpritur me historinë. Kemi marrë një votë plebishitare me këtë kërkesë. Ju kujtohet kur gjithë këto grykët që dilnin nga bulcitë mediatike fjalët e kundërta ndaj nesh thonin ca i duhet një shumicë më e madhe të bëhet si Putin, si Erdogan. Përfytyroni sikur populli të ishte kaq mangët sa këta, e mos na kishte dhënë mandatin që na dha sot do ishim pengjes se nuk do kalonim dot asnjë nga ligjet.



Është përgjegjësi historike sot, që duhet ta ndjejë individualisht secili për të qenë aktiv. Të gjitha qelizat e PS duhet të mobilizohen, gjaku i organizmit të kësaj partie duhet të vlojë. Na ka rënë barra por na është shrkuar edhe fati të gjendemi me këtë përgjegjësi ta përgatisim atë takim ku Shqipëria do të jetë ylli i ri i Eropës. Dhe Europa do të flasë edhe gjuhën e vjetër shqipe.

Të ulim kokën individualisht për të punuar pa pushim, për të mbështetur njerëzit komunitetet, që na e kanë dhënë ne këtë privilegj. Që të themi me krenari ‘isha edhe unë kur ndodhi ngjarja më e rëndësishme e historisë. Ndaj Shqipëria nuk mund të ndalet asnjë minut pse nuk bien dakord kundërshtarët e saj me arritjet e saj. Ne duhet të kthehemi me përulësi te njerëzit”, u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!