Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Norvegjia paralajmëron për sabotime të mundshme ruse gjatë vitit të ardhshëm

schedule07:30 - 13 Nëntor, 2026

schedule 07:30 - 13 Nëntor, 2026

Shërbimi i Sigurisë Policore i Norvegjisë (PST) ka deklaruar se ka arsye të forta për të pritur që aktorë të lidhur me inteligjencën ruse të kryejnë akte sabotimi në Norvegji gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas PST-së, raportoi transmetuesi NRK, kërcënimi nga sabotimet është rritur ndjeshëm në vitin 2026, duke iu referuar shtimit të incidenteve, planeve të parandaluara dhe operacioneve të tentuara në Evropë.

PST-ja tha se kompanitë e industrisë së mbrojtjes dhe bizneset që ofrojnë shërbime për këtë sektor konsiderohen objektivat më të mundshëm, ndërsa mund të shënjestrohet edhe infrastruktura kritike, përfshirë objektet energjetike.



Agjencia norvegjeze bëri të ditur se deri më tani nuk ka identifikuar përpjekje për sabotim të objektivave norvegjeze.

Megjithatë, ajo është në dijeni se aktorë të lidhur me shërbimet ruse të inteligjencës kanë kryer zbulime të infrastrukturës dhe objektivave të mundshëm në Norvegji.

PST tha se shumica e operacioneve të sabotimit në Evropë janë kryer përmes ndërmjetësve, të cilët mund të rekrutohen me vetëdije ose pa dijeninë e tyre nga aktorë të lidhur me shtetin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!