Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protesta u shua, i dha prioritet dhunës”/ Minxhozi: Protestuesit nuk kanë emra apo projekt për të hyrë në zgjedhjet vendore

schedule20:26 - 12 Nëntor, 2026

schedule 20:26 - 12 Nëntor, 2026

Analisti Skënder Minxhozi thotë se në zgjedhjet vendore, nuk do të ketë një palë të tretë që do nxjerrë kandidatët e saj, përballë dy partive të mëdha, PS dhe PD.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se protesta tanimë është shuar.

Sipas tij, vandalizimi i Tiranës, mbetet një damkë për protestën, edhe nëse protestuesit dalin me listë të tyre në zgjedhje.



“Unë nuk jam dakord me interpretimin që në këtë garë do ketë palë të tretë. Që protesta të ketë fuqinë e precedentit serb, duhet të jetë protestë. Kjo që ne shohim, kjo nuk është më protestë. Kemi dy javë heroike, dhe pastaj kemi disa muaj ku ka ardhur kurbë rënëse, nuk mund të quhet më protestë. Kështu siç ne shohim sot skenën politike, nuk do kemi tre palë. Protesta, në momentin që i dha prioritet dhunës, ka mbaruar. Protesta ka mbaruar jo vetëm në luftë, por edhe në paqe. Nuk kishte emra, nuk kishte një projekt. Unë nuk shoh as numra të pjesëmarrjes, as podium. Nuk shoh as kandidat. E shoh të vështirë. Vandalizimi i kryeqytetit, është damkë, që protesta do e marrë me vete edhe nëse hyn në zgjedhje. Protesta ka qenë vetëm një shesh ku Berisha ka shkuar dhe ka bashkëjetuar për disa minuta, ose orë. Berisha është trup i huaj në atë protestë. Rama ka luksin të zgjedhë një kandidat socialist. Berisha, kësaj radhe, duhet të zgjedhë kandidat, që mbi të gjitha nuk duhet të jetë demokrat”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!