Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Procesi i vetingut, degjeneroi”/ Beqiri: Nuk u vlerësua integriteti moral dhe profesional, por vetëm kriteri i pasurisë

schedule20:48 - 11 Nëntor, 2026

schedule 20:48 - 11 Nëntor, 2026

Avokati Idajet Beqiri thotë se drejtësia në Shqipëri ka qenë e korruptuar, dhe procesi i vetingut u realizua për të pastruar sistemin e drejtësisë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Beqiri u shpreh se procesi i vetingut në fillim pati efekte, por më pas degjeneroi.

Sipas avokatit, për gjyqtarët nuk u vlerësua integriteti moral dhe profesional, por vetëm kriteri i pasurisë.



“Ne, sistemin e drejtësisë e kishim të korruptuar. Nuk jepej drejtësi. Kishte degjeneruar deri në atë shkallë, gjyqtari kur mbaronte hetimin gjyqësor, thoshte trupi gjykues tërhiqet për të ndarë fitimin. Ishte katandisur në këtë shkallë. Kjo bëri që të shtrohej si problem parësor, që ky vend të bëhej me drejtësi. Vetingu, që do pastronte sistemin, pati efekte. Një pjesë e mirë e tyre, ikën vetë. Procesi i vetingut, pastaj degradoi, degjeneroi. Megjithëse ishin tre kritere që do shikonin tek gjyqtarët, integritetin moral dhe atë profesional, nuk u morën fare. Ishin thjesht kontabilistë. Kontabiliteti në Shqipëri, nuk nxjerr askund, ne kemi qenë ekonomi e zezë.

Për rrjedhojë kanë ikur shumë prokurorë dhe gjyqtarë që duhet të ishin në sistem. Ne, emërimin e Gjykatës Kushtetuese, sikurse dhe të Gjykata e Lartë e të tjera, kriteret që kemi, janë kritere politike, nuk shkojnë juristët më të mirë që ka vendi. Ne e dimë sesi zgjidhet Gjykata Kushtetuese dhe çfarë kriteresh u vendos atje. Ata janë politikë, nuk shkojnë më të aftit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!