Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protesta e flamingove, me agjendë”, analisti: Bërthama e asaj lëvizjeje ka qenë ‘e zezë dhe e paqartë’

schedule13:36 - 11 Nëntor, 2026

schedule 13:36 - 11 Nëntor, 2026

TIRANË- Një organizatë e drejtuar nga një zyrtar i partisë në pushtet “Vlen” në Maqedoninë e Veriut është shpallur si organizatë terroriste mes 35 organizatave të tjera nga një gjykatë në Kajro.

Muhamet Murtezi, kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit në Shkup, përtej angazhimeve në vendin e tij, është shprehur hapur edhe në mbështetje të protestave të flamingove në Tiranë dhe thirrjeve për rrëzimin e qeverisë. Partia shqiptare Vlen është aleate e Vetëvendosjes së Albin Kurtit në Kosovë.

Analisti Klementin Mile, i ftuar në “News Line” theksoi se protesta e “flamingove” që kur nisi ishte e mistershme.



Sipas tij, në atë protestë ka pasur një lloj agjende, pasi lëvizje të tilla nuk kishin ndodhur më parë në Shqipëria dhe ky reagim nuk ishte në kulturën tonë qytetarë dhe politike.

“Fillesat e saj kanë qenë të mistershme. Ajo bërthama e parë, e cila ka iniciuar gjithë këtë besoj e ka qenë me një lloj agjende, se çfarë agjende, këtë nuk e dimë. Me lajme të tilla si ky Muhamet Murtezi, mund të këtë pasur agjendë që në fillim.

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri, që nga fundi i majit deri sot, fillimisht nuk e morëm vesh se çfarë ishte, sepse nuk ishte pjesë e kulturës tonë politik. Ajo bërthamë ka qenë e zezë, e paqartë, ndoshta dhe sekrete siç dhe po del në një farë mënyre. Megjithatë, hallet, problemet, pakënaqësitë ishte reale kur u mbush sheshi gjatë qershorit”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!