Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj, PS: Nuk jemi mburojë e askujt! Balla: Ta bëjë i vetëm përballjen me drejtësinë

schedule12:10 - 11 Nëntor, 2026

schedule 12:10 - 11 Nëntor, 2026

Partia Socialiste do ta mbyllë brenda nëntorit reformën zgjedhore, me apo pa konsensusin e opozitës.

Maxhoranca fton PD në komisionin e posaçëm, por kreu kuvendor i PS tha se i kanë votat për ta miratuar edhe ndryshimet zgjedhore, ndërsa opozita nuk ka asnjë mundësi të bllokojë axhendën e integrimit europian.

Taulant Balla iu përgjigj dhe kërkesës së Veliajt për të marrë pjesë në asamble, duke thënë se PS nuk është mburojë e askujt para ligjit, ndërsa Veliaj duhet të përballet i vetëm me drejtësinë.



“Unë mendoj që cështjet e cdo përfaqësuesi të zgjedhur të PS në të gjitha nivelet në marrëdhenie me drejtësinë janë cështje individuale. As PS, as Asambleja e PS as Kryesia, as organizata socialiste nuk janë mburojë e askujt në përballjen me drejtësinë.

Dhe në këtë këndvështrim, e kam thënë Erjon Veliajn e kam mik, por në përballjen me drejtësinë duhet që përballjen ta bëjë vetë, pa përfshirë në asnjë moment, grushtin dhe trëndafilin e PS në këtë diskutim”, u shpreh Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!