Lufta në Ukrainë dhe qëndrimi i SHBA-së ndaj Europës mbeten në qendër të pasigurive gjeopolitike.
Gazetari Egon Loli, i ftuar në emisionin “War Report”, ka analizuar zhvillimet e fundit në raportet mes Rusisë, Ukrainës, SHBA-së dhe Europës, duke theksuar se pavarësisht sinjaleve për më shumë fleksibilitet nga Moska dhe Kievi lidhur me çështjen e territoreve, një marrëveshje për përfundimin e luftës mbetet ende larg.
Sipas gazetarit, vendimet dhe qëndrimet e administratës Trump tregojnë një distancim të SHBA-së nga Europa, duke ngritur pikëpyetje mbi garancitë e partneritetit transatlantik. Në këtë situatë, gazetari thekson se Europa duhet të forcojë kapacitetet e saj dhe të mbështetet gjithnjë e më shumë te vetja përballë sfidave të sigurisë
“Rusinë e dimë që nuk ka qëllime të mira ndaj Europës. Por ka vendimet e Trump në letra, na dëshmohet që Trump nuk e shikon më Europën si partner apo aleat. Sado që presidenti Trump është nën presionin e zgjedhjeve dhe kërkon që të mbyllë disa gjëra, ai nuk duket sikur ka një qëndrim të ndryshuar krahasuar me Europën.
Kësaj here duket se Rusia dhe Ukraina kanë lëshuar pre, janë bërë më fleksibël sa u takon territoreve ndryshe nga herrët e kaluara, por kjo nuk do të thotë se kemi arritur një marrëveshje.
Duket një ekuacion pa dalje, pritshmëri që Europa ka ndaj SHBA dhe ajo që na mbetet, është ajo që kemi diskutuar: Europa duhet që të mbështet te forcat e veta”, tha Egon Loli.


