Shtatë persona janë dërguar në spital pasi një makinë është përplasur me një “grup këmbësorësh” në Glasgow, bën të ditur policia.
Policia e Skocisë njoftoi se përplasja në rrugën “Hyndland Road”, në pjesën perëndimore të qytetit, ka ndodhur të martën rreth orës 15:45, shkruajnë mediat britanik.
Në një deklaratë thuhet: “Shtatë persona janë dërguar në spital për trajtim dhe vlerësim mjekësor pas incidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është kontrolluar nga personeli mjekësor në vendngjarje”.


