Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Nura: Takimi Macron-Rama, qasje diplomatike! I shërben integrimit

schedule13:27 - 10 Nëntor, 2026

schedule 13:27 - 10 Nëntor, 2026

TIRANË- Në Paris mbahet sot Forumi i Paqes, një nismë e presidentit francez Emanuel Macron. Takimi i përvitshëm, që mbledh liderë të vendeve europiane, këtë vit fokusohet te qeverisja efektive si një nga kushtet për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.

Kryeministri Rama pritet të marrë pjesë në këtë forum, ndërsa vendi ynë, një nga kandidatët në prag të anëtarësimit në BE, është i pranishëm në shumë tryeza dhe panele me fokus në të ardhmen e Europës.

Analisti i njohur, Artur Nura, i ftuar në “News Line”, në ABC News, u shpreh se takimi i kryeministrit Edi Rama dhe PresidentiT francez, Emmanuel Macron dëshmon se ka një “preferencë” ndaj Shqipërisë, duke marrë në konsideratë dhe përpjekjet që vendi ynë ka bërë dhe po bënë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.



Ai e cilësoi takimin mes tyre si një qasje diplomatike, e cila padiskutim do t’i shërbejë procesit të integrimit. Analisti theksoi më tej se përveç Francës dhe Gjermanisë, Italia është një tjetër mbështetëse e fortë e Shqipërisë në aspiratat europiane.

“Është një diplomaci e drejtpërdrejtë. Në takimet dypalëshe diskutohen gjerat më të rëndësishme. Takimi i Ramës më Macron, në të cilën jam i bindur se janë diskutuar gjërat më të rëndësishëm dhe integrimi i Shqipërisë.

Macron nuk i ka takuar të gjithë kokë më kokë, për fatin tonë të mirë është në takim dhe z. Rama. Kjo tregon se ka një preferencë ndaj Shqipërisë. Edhe Italia është mbështetëse e Shqipërisë për rrugën drejt Bashkimit Evropian.“, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!