Ai ishte lojtari më i mirë sipas gazetarëve, e megjithatë, për 19.806 futbollistë profesionistë në mbarë botën, nuk e meriton një vend në formacionin më të mirë të vitit 2026. Ky është paradoksi i Harry Kane, fitues “Topit të Artë”, por që është lënë jashtë “FIFProWorld 11”, skuadrës të zgjedhur nga sindikata ndërkombëtare e futbollitëve. Dhe, për më tepër, duhet pasur parasysh se, për të përfshirë sa më shumë sulmues, formacioni u ndërtua në një skemë tejet të çekuilibruar: 3-3-4.
Por, kë zgjodhën afro 20,000 lojtarët profesionistë në vend të anglezit të Bayernit? Katërshja e sulmit përbëhet nga Lamine Yamal në të djathtë, Kylian Mbappé në të majtë dhe dyshja Haaland-Messi në qendër. Formacionin e plotësojnë Raya në portë; Hakimi, Cubarsi dhe Nuno Mendes në mbrojtje; si dhe Vitinha, Rodri e Bellingham në mesfushë. Kështu, PSG-ja dhe Barcelona zënë pjesën më të madhe, me nga tre lojtarë secila, të ndjekura nga Real Madridi me dy. Manchester City, Arsenali dhe Inter Miami përfaqësohen nga një lojtar secili. Asnjë lojtar i Bayen Munich, pra as “Topi i Artë”.
Kane e mori trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit pas një gare shumë të fortë me Kylian Mbappe. Sulmuesi anglez triumfoi me vetëm 28 pikë më shumë se ai francez, ndërsa kjo ishtë diferenca e dytë më e vogël në historinë e trofeut që jepet nga “France Football”, ndërsa për të votojnë 100 gazetarë sportivë nga 100 vendet e para sipas renditjes së përgjithshme të FIFA.


