Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthen një pajisje eksplozive në Spanjë, një polic i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë

schedule11:02 - 10 Nëntor, 2026

schedule 11:02 - 10 Nëntor, 2026

Një oficer policie ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas shpërthimit të një pajisjeje eksplozive në distriktin Villafría të qytetit të Oviedos, në veri të Spanjës. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës, më 10 nëntor.

Sipas mediave spanjolle, efektivi që humbi jetën ishte pjesë e ekipit të policisë me qen të trajnuar posaçërisht, ndërsa polici i plagosur i përkiste njësisë speciale për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (TEDAX).

Efektivët kishin mbërritur në zonë pas një njoftimi për një të re, e cila dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri dhe që babai i saj po përpiqej ta transportonte drejt spitalit.



Me të mbërritur në ndërtesë, policët konstatuan praninë e një çante shpine në hyrje, brenda së cilës ndodhej një pajisje shpërthyese. Pak më vonë, ndodhi shpërthimi fatal, duke i marrë jetën njërit prej efektivëve dhe duke plagosur rëndë kolegun e tij.

Ndërkohë, autoritetet spanjolle kanë nisur një operacion kërkimi për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të të shtënave me armë zjarri. Sipas raportimeve, ai mund të jetë ende i armatosur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!