Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Greva bllokon trenat në Kosovë / Sindikata e Hekurudhave: Nuk ndalemi derisa të rriten pagat

schedule17:37 - 9 Nëntor, 2026

schedule 17:37 - 9 Nëntor, 2026

Qarkullimi i trenave në Kosovë është ndërprerë këtë të hënë duke filluar nga ora 8.00, si pasojë e grevës së punëtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos”, të cilët kërkojnë rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Greva përfshin gjithë territorin e Kosovës.

Kjo është faza e parë e grevës, e cila është organizuar pas mungesës së reagimit nga qeveria ndaj kërkesave të punëtorëve.



Kreu i sindikatës ka paralajmëruar se ndërprerja e shërbimeve hekurudhore do të vazhdojë derisa bordi të marrë një vendim me shkrim për kërkesat e punëtorëve.

“Kjo është faza e parë e grevës, nuk kemi dëshiruar me bë me organizu, por kemi qenë të detyruar, sepse para dy javëve kemi mbajtur një protestë paralajmëruese për sensibilizimin e opinionit, bordit, menaxhmentit, qeverisë për kërkesat tona të drejta edhe ligjore. Të cilat deri më sot nuk e ka dhënë asnjë efekt, nuk e kanë dhënë asnjë shenjë që ata janë të gatshëm me lëviz diçka. Edhe kështu që sot kemi filluar grevën, edhe greva është në krejt territorin e Kosovës.”

Pakënaqësitë janë shtuar pas rritjes së pagës minimale në 500 euro, nga korriku i këtij viti, pasi pagat e punëtorëve të tjerë nuk janë rritur në mënyrë proporcionale.

Protesta e gjen transportin hekurudhor të udhëtarëve në Kosovë me shërbime të kufizuara.

Aktualisht, linja Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas është e vetmja që funksionon për udhëtarët, me nga dy udhëtime në ditë në secilin drejtim.

Sipas të dhënave të Trainkosit, gjatë vitit të kaluar, mbi 88 mijë udhëtarë shfrytëzuan transportin hekurudhor – rreth 20 për qind më shumë se në vitin 2024, cka tregon interesa të shtuar tëqytetarëve për këtë shërbim.

Ndërprerja e qarkullimit të trenave vjen në një kohë kur sektori hekurudhor i Kosovës vazhdon të përballet me probleme infrastrukturore dhe vonesa në realizimin e investimeve.

Një nga projektet më të mëdha është rehabilitimi i Linjës 10, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut në jug dhe Serbinë në veri, me synimin për të përmirësuar transportin dhe lidhjet hekurudhore rajonale.

Megjithëse punimet kanë nisur prej vitesh, projekti ende nuk ka përfunduar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!