Më 25 tetor 2026 partitë shqiptare në serbi u bashkuan për zgjedhjet parlamentare, ndërsa më 8 nëntor dolën kundër njëra-tjetrës për këshillin kombëtar shqiptar. Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën doli e para në këto votime.
Sipas rezultateve të publikuara nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, lista numër 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka marrë 4.769 vota, duke siguruar 10 nga gjithsej 29 mandatet në Këshillë, por jo shumicën, ndërsa mandatet që mbetën janë ndarë mes partive të tjera. (shfaqet grafika)
Për shumicën duhen 15 nga 29 anëtarë në total, ndërsa numri i votuesve shkoi në 14.623.
Këshilli Kombëtar Shqiptarë ka për detyrë të përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për arsimin dhe librin shqip, kulturën shqiptare dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.
Këshilli u konstituua më 3 korrik 2010.
Formimi i tij lidhet me Ligjin për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare, të miratuar nga Parlamenti i Serbisë në gusht të vitit 2009.
Marrëveshja e nënshkruar në Prishtinë, me ndërmjetësimin e Albin Kurtit, më 29 shtator 2026, mori rreth 27.230 vota duke siguruar vetëm dy manadate në parlamentin serb, ndërsa dy javë më vonë kur bëhet fjalë për drejtimin e një insitucioni shqiptar, secila parti kërkoi të ketë ndikim në vendimmarrje, duke mos dhënë shpjegime për mungesën e bashkëpunimit edhe në këtë hallkë të përfaqësimit.


