Problemet urologjike, mjekët apelojnë: Kryeni kontrolle të rregullta për të parandaluar komplikacionet

schedule16:15 - 10 Janar, 2020

schedule 16:15 - 10 Janar, 2020

Për një jetë më të shëndetshme mjekët sugjerojnë të mos neglizhoni kontrollet mjeksore. Drejtori i Departamentit te Urologjisë në Spitalin Hygeia në Tiranë Syridon Gouvalis tregon së cilat jane vizitat kryesore që duhen kryer.

“Me fillimin e vitit 2020 duhet të rikthej në vëmendje kryerjen e kontrolleve mjeksore urologjike ku përfshihen kontrollet mjekësore të traktit urinar, kontrolli i veshkave, fshikezës së urinës dhe këto jane kontrolle qeë rekomandohen si për femra ashtu edhe për meshkuj, ndërsa për meshkujt do të theksoja që krahas sa me lart duhet të jenë të kujdesshem dhe të kryejne kontrollet mjekësore të prostatës dhe tetestikujve, kjo e fundit vlen sidomos për moshat e reja, sepse në këtë mënyrë mund të diagnostikojmë në kohë patologjitë sidomos ato malinjë duke rritur në këtë mënyrë ndjeshëm edhe shanset e trajtimit të suksesshem të patologjive urologjike malinjë”, shprehet mjeku.

Kanceri i prostatës tregon Drejtori i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Hygeia shkaktari i dytë i vdekjeve tek meshkujt pas kancerit të mushkërive prandaj doktori apelon:

“kryeni kontrolle të rregullta të prostatës, për meshkujt që kanë patur familjareë të prekur nga kanceri i prostatës duhet që, check-up i prostatës duhet të fillojë nga mosha 40-45 vjeç, check-up ku përfshihen analizë urine, PSA dhe një eko të prostatës. Ndërsa kategoria e meshkujve që nuk kanë histori familjare me këtë sëmundje në rekomandojmë që të kryejnë kontrollin e prostatës duke filluar nga mosha 50 vjeç e lart të paktën 1 herë në vit”, thekson mjeku.

Nëse ndjeni dhimbje në zonen e legenit, ndjesi urinimi e shpeshte, njolla gjaku në urinë, humbje oreksi dhe renie e pashpjegueshme ne peshë duhet të paraqiten menjehere tek mjeku. Ndërkohë Drejtori i Departamentit të Urologjise në Spitalin Hygeia sugjeron dhe kujdes me menyrën e të ushqyerit.

“Me lejoni te them se nga eksperienca ime si mjek urolog ne Shqiperi kam konstatuar qe eshte shume e perhapur edhe patologjia e gureve ne veshka gje per te cilen keshilla ime do te ishte qe krahas kryerjes se rregullt te kontrolleve mjekesore duhet edhe ndjekja e nje diete ushqimore te shendetshme e cila ndhmon ne parandalimin e kesaj patologjie.”

Per keto arsye Spitali Hygeia ne kete fillim viti ofron nje pakete kontrolli mjekesor urologjik me cmim preferencial kjo per ti dhene mundesine te gjitheve qe te kryejne kontrollin e rradhes./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!