TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, nga Vlora, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit.
Ngjarja ndodhi javën e shkuar. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave.
Autori fillimisht kërcënoi rojën e sigurisë dhe më pas iu drejtua arkës dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit arriti të marrë një sasi parash.
Më pas ai u largua qetësisht nga vendngjarja me anë të një monopatine./ abcnews.al


