Flasin prindërit e Ervisit: Nëse shteti se dënon do ta pushkatoj vetë

schedule14:05 - 10 Janar, 2020

schedule 14:05 - 10 Janar, 2020

Vjoleta dhe Syrja Zotja prindërit Ervisit një prej djemve që ka marrë pjesë në vrasjen e Drita Saliaj në Gjerbës të Mallakastrës. Si i ati dhe e ëma e tij janë gati ta flijojnë të birin për aktin nëse shteti s’merr masa.

“Ta vras vetë, të digjet me benzinë”, shprehen ata.

Edhe pse ata nuk kanë informacion për ngjarjen nga goja e të birit nëna tregon se pas vrasjes sjellja e tij kishte ndryshuar.

“Ishte i hutuar nuk hante”, ka treguar ajo.

I ati jo vetëm që nuk do të marrë avokat për 26 vjeçarin por dhe e mohon si fëmijë.

“S’do marr avokat”, është shprehur ai.

Ndërsa Vjoleta mes lotësh tregon se që foshnjë Drita e ka dashur fort Ervisin aq sa donte ta ushqente me qumështin e gjirit të saj.

“E donte fort Drita, të më vriste mua”, thotë ajo mes lotësh.

Ndërkaq i ati Syrjai është i gatshëm të vetësakrifikohet për aktin e të birit dhe për turpin mund të japë dhe kokën e tij.

Do shkoj t’ju jap kokën time familjes se rites

Familjarët e Ervisit që së bashku me dy adoleshentët e tjerë Sidin dhe Luisin, ky i fundit ishte dhe i afërm i viktimës ishin para Gjykatës së Fierit në pritje të masë së sigurisë. Ndërkohë masa e sigurisë do të jëpet nesër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!