Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj i uroi Ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik.
Në vijim të takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat këtë vit shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, teknologjisë, sigurisë, mbrojtjes kibernetike, turizmit dhe shkëmbimeve mes njerëzve.
Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.


