Tregjet financiare u tronditën në mbarë botën të premten. Goditjen më të fortë e kanë pësuar kryesisht kompanitë e teknologjisë jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Europë e Azi. Rënia erdhi pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, pasi fitorja e demokratëve shtoi pasiguritë për të ardhmen e inteligjencës artificial.
Indeksi Nasdaq 100 ra me 6.4%, duke fshirë menjëherë 2.5 trilionë dollarë në vlerë tregu pas shqetësimeve se demokratët mund të pengojnë zgjerimin e infrastrukturës së inteligjencës artificiale në vijim.
Tronditje pësuan edhe indekset e tjera amerikane përfshirë S&P 500 që ra me 4.4% të premten, ndërsa Doë Jones Industrial Average e mbylli sesionin me një humbje mbi 3.4%.
Shitja e aksioneve goditi edhe miliarderët e mëdhenj të teknologjisë. Pasuria neto e CEO-s së Nvidia-s, Jensen Huang ra me 15.1 miliardë dollarë, ndërsa ajo e Elon Musk ra me 79.7 miliardë dollarë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Investitorët janë duke ndjekur me kujdes zhvillimet në Amerikë, pasi nuk përjashtojnë mundësinë që demokratët të vendosin rregulla më të ashpra në qendrat e të dhënave.
Projektet kanë hasur kundërshtime nga votuesit dhe shumë kandidatë që fituan premtuan të ngadalësojnë ose ndalojnë ndërtimin e këtyre qendrave,ku investitorët kishin planifikuar investimin e qindra miliarde dollarëve.
Rreth 40% e kapaciteteve të planifikuar të qendrave të të dhënave në SHBA është në shtetet ku guvernatorët e zgjedhur kanë premtuar se do të vendosin të pengojnë zbatimin e projekteve të reja.


