Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A do të pranojë Eisenkot votat arabe për të larguar Netanyahun? Krisafi: Kostoja elektorale për të do jetë e madhe

schedule22:00 - 5 Nëntor, 2026

schedule 22:00 - 5 Nëntor, 2026

Partitë arabe të Izraelit mund të bëhen vendimtare për të ardhmen politike të Benjamin Netanyahut. Ofertat e tyre për të mbështetur një qeveri të drejtuar nga opozita mund t’i sigurojnë Gadi Eisenkot votat e nevojshme për shumicën parlamentare.

Megjithatë, pranimi i kësaj mbështetjeje mund të ketë një kosto të konsiderueshme politike, veçanërisht në një vend ku çështjet e sigurisë kombëtare mbeten thelbësore në debatet politike.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi,  i ftuar në “War Report” vlerëson se një bashkëpunim me partitë arabe mund ta vendosë Eisenkotin në një pozitë të vështirë përballë elektoratit.



“Kur vjen puna te siguria kombëtare, në Izrael janë të gjithë në një drejtim. Kostoja elektorale që mund të marrë nga një koalicion me arabët do të jetë shumë e madhe, kam përshtypjen. Ka më shumë shanse që të shkojë në zgjedhje dhe t’i fitojë zgjedhjet”, u shpreh Krisafi.

Ai komentoi gjithashtu ndikimin e luftës në zhvillimet politike amerikane, duke u ndalur te zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Sipas tij, vazhdimi i konfliktit mund të ketë pasoja për kandidatin republikan në garën e ardhshme.

“Republikanët i humbën zgjedhjet për faktin që nuk e mbyllën dot luftën. Të vazhdojë të bëjë luftë pas kësaj që ndodhi, do të thotë se kandidati republikan në zgjedhjet e 2028-s do të ketë një kosto të madhe”, deklaroi ai.

Ndërsa partitë arabe ofrojnë votat e tyre për një alternativë qeverisëse pa Netanyahun, mbetet për t’u parë nëse Eisenkot do ta pranojë këtë mbështetje apo do të zgjedhë një rrugë tjetër politike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!