TIRANË- Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi zhvillimet politike në vend dhe protestat e fundit. Ai theksoi se në kushtet kur plani për destabilizmin e vendit dështoi, tani po përdoret një strategji tjetër politike
Sipas Meçes, kjo strategji synon të aktivizojë persona që ndodhen brenda Partisë Socialiste, të cilët siç tha ai janë perona që nuk shquhen për aktivizimin e tyre politik në terren.
“Destabilizimi i Shqipërisë përfundimisht dështoi. Tani padroni po përdor një skemë tjetër, po përdoret ulja në tavolinë dhe vënien në lëvizje të atyre njerëzve që tashmë janë brenda PS-së. Lëvizja e parë, te Ministria e Arsimit është Qori, pastaj është Berisha, bëjnë sikur luftojnë njëri tjetrin dhe pastaj të dy bashkë fillojnë dhe sulmojnë shtetin.
Tani jemi te skema që padroni ka vënë në lëvizje kolonat, te kolonat thanë: erdhi dita! Ka një të vërtetë të madhe, që tashmë këta njerëz menduan se u erdhi dita, por në jetën e tyre kurrë nuk kanë bërë politikë.
Nuk janë njerëz që kanë bërë luftë në terren, nuk kanë qenë të tillë për hir të së vërtetës. Qoftë Spiropali, qoftë ky Bushati, që nuk e kam parë asnjëherë në fushatën elektorale dhe tashmë del si lider politik“, tha Meçe./abcnews.al


