PD mund t’i rikthehet protestave. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e deklaroi këtë si alternativë të opozitës gjatë nje takimi me strukturat e PD-së në Bushat. Po ashtu ai u shpreh për reformën zgjedhore, për të cilën tha se nga ana e PD ka pasur gadishmëri për të bashkëpunuar me Partinë Socialiste.
Partia Demokratike duket se do ti kthehet sërish sheshit, pas një pauze jo të vogël, me të njëjëtën kërkesë si një vit më parë, largimin e Edi Ramës nga Kryeministria. Është Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD, që pas një takimi me strukturat në Bushat, zbuloi se rinisja e protestave nga ana e opozitës është një mundësi reale.
Përgatitjet e mundshme për protestë nuk e kufizojnë PD në përgatitjen e draftit për reformën zgjedhore. Bardhi thotë se PD ka shprehur gadishmëri për të bashkëpunuar me PS për këtë reformën/
Në shtator të vitit të shkuar Partia Demokratike denoncoi kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani por sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, hetimet janë zvarritur nga prokuroria për shkak të pengesave që ka nxjerrë Ministria e Drejtësisë.
Nga dokumentet e publikuara nga ana e PD kryebashkiaku i Vaut të Dejës dyshohet se ka qenë i arrestuar / ndaluar në Itali dhe Maqedoninë e Veriut./abcnews.al