Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Como është mrekullia “9”/ Debutuese në Champions, skuadra e Fabregas vendos rekordin historik

schedule13:01 - 5 Nëntor, 2026

schedule 13:01 - 5 Nëntor, 2026

Për të kuptuar se përse futbolli është sporti më i dashur në botë, mjafton të ndjekësh Como, në Serie A dhe mbi të gjitha në aventurën e saj të parë në Champions League. Një skuadër që vetëm pesë sezone më parë sezone më parë luante në nivelin e tretë të futbollit italian, po dhuron spektakël në Europë, duke hyrë në historinë e turneut ku luajnë më të mëdhenjtë e kontinentit të vjetër.

Ekipi I drejtuar nga Cesc Fabregas vendosi një rekord të ri në Champions me fitoren 9-1 në fushën e Lens. Kjo është diferenca më e madhe për një sukses në transfertë për një skuadër italiane në Champions dhe më e madhja në historinë e këtij turneu, që pasi u quajt Liga e Kampionëve në vitin 1992.

Një arritje mbreslënëse e krijuar me një futboll modern, sulmues dhe të interpretuar nga lojtarë të rinj në moshë. Mjafton të shohësh vitet e lindjes së protagonistëve të kësaj Como magjike, duke nisur nga trajneri Fabregas, që majin e ardhshëm do festojë 40 vjetorin. Pastaj golashënuesit e mbrëmjes së fundit. Greku Anastasios Douvikas shënoi tre gola kundër Lens, duke u ngjitur në kuotën e 6 rrjetave në katër ndeshje për të lënë pas yjet e mëdhenj të Champions. Pastaj, Nico Paz, 22 vjeçari, që te Argjentina ka marrë “10” e Messi. Është ai lideri dhe truri i skuadrës. Për ta plotësuar këtë panoramë speciale duhen shtuar dy golashënuesit e tjerë të sfidës së fundit në Champions, Mattia Liberali 19 vjeç dhe Matteo Papaccioli një vit më i vogël, që realizoi që në debutimin e tij. Golat e tjerë në fitoren rekord u shënuan nga titullarët e tjerë të Fabregas, si Kempf, Da Cunha dhe Baturina.



Për momentin Como ka një vend në “klubin e më të mëdhenjve”, pas renditet në vendin e katërt në fazën e ligës. Pas katër ndeshjeve ka 9 pikë, tre më pak se Paris SG e Real Madrid, dhe një më pak se Arsenal, por ka shënuar 19 gola. Një më shumë kanë realizuar vetëm kampionët parizienë.

Kaq për momentin. Por deri ku mund të shkojë kjo Como? Limiti është vetëm qielli thotë trajneri Fabregas.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!