Nuk ishte aspak e lehtë, por tri pikët u morën.
Arsenali vazhdon fushatën e tij të suksesshme në Champions me fitoren në fushën e Sllavias, në Pragë.
Në “Fortuna Arena”, në kryeqytetin e Republikës Çeke, kampionia e Anglisë pati një provë tepër të vështirë, dhe rrezikoi shumë, ndonëse në fund ia doli.
Sulmuesi suedeze, Viktor Gjëkeresh, ishte më I miri në fushë duke krijuar golin e parë shënuar nga Madueke në 9’, e pastaj duke shtuar të dytin në 38’.
Slavia luftoi shumë dhe pati më shumë gjuajtje sesa rivali I madh, që është nënkampion I Europës në fuqi.
Çekët patën 14 goditje dhe 6 në kuadrat, ndërsa “topçinjtë” ishin me statistikat 11 e 5.
Edhe pse Arsenali mbajti topin 57 për qind, nuk mundi të gjente hapësira përballë një rivali të organizuar, që luftoi për çdo top dhe që ishte I rrezikshëm në kundërsulm.
Në minutën e 90-të, përpjekjet e vendasve dhanë rezultat kur Novak shkurtoi diferencën, ndonëse kjo nuk mjaftoi as për pikën.
Trajneri I londinezëve, Mikel Arteta, pranoi pas ndeshjes se përballja rezultoi një malore e vërtetë, dhe shtoi se në Europë është shumë e zorshme të fitohet jashtë fushe.
Gjithsesi, Arsenali mbetet I pathyer në Champions, me tri fitore e një barazim, duke qenë në vendin e tretë me 10 pikë pas Paris SG e Realit që kanë nga 12 pikë të plota.


