Portieri i skuadrës së Andorrës, Michael Oëono është kthyer në “armikun publik” numër një në Spanjë, pasi me ndërhyrjen e tij shkaktoi vdekjen e sulmuesit të Tenerife, Jesus de Miguel.
Ai është vënë në shënjestër të kritikave dhe sulmeve në rrjetet sociale, që e kanë detyruar t’i mbyllë ato.
Por nëse tifozët e kanë dënuar tashmë, portieri duhet të përballet edhe me një akuzë të rëndë penale. Prokuroria në Tenerife ka hapur një procedim për “vrasje me dashje” për Michael Oëono. Një procedurë standarte, ndërsa tani i takon gjykatës të vendosë për vijimin e çështjes penale në dëm të portierit nëse vlerëson se veprimet e portierit ishin joproporcionale me kërkesat e lojës – gjë që nënkupton jo vetëm pakujdesi, por një qëllim të mirëfilltë për të dëmtuar kundërshtarin. Gjitthesi, asnjë futbollist nuk është dënuar ndonjëherë në raste të tilla, pasi dinamika e lojës sjell konsiderata të ndryshme, të cilat shërbejnë si faktorë të rëndësishëm lehtësues kur ndodh një dëmtim fizik.
Ndërkohë, në Tenerife mijëra tifozë kanë bërë homazhe në stadiumin e skuadrës së tyre, ndërsa tyë gjithë klubet spanjollë kanë nderuar kujtimin e sulmuesit 30 vjeçar, Jesus de Miguel, duke mbajtur një minutë heshtje përpara seancave stërvitore.
Po ashtu, Liga Spanjolle e Futbollit njoftoi pezullimin e sfidave në ligën e dytë në program fundjavën e ardhshme dhe ato të mesjavës për Kupën e Mbretit.


