Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndotja e Semanit shkatërron florën e faunën/ Mbetjet pushtojnë deltën e lumit, projekt për rehabilitim

schedule15:09 - 2 Nëntor, 2026

schedule 15:09 - 2 Nëntor, 2026

Plastika, mbetjet inerte, organike dhe hidrokarburet kanë pushtuar prej vitesh Deltën e Semanit.

Ndotja e akumuluar ndër dekada ka sjellë degradimin fizik të habitateve natyrore, duke rrezikuar mjedisin ku zhvillohen speciet e shpendëve dhe flora karakteristike e zonës.

Përballë kësaj situate, është prezantuar projekti për rehabilitimin e Deltës së Semanit, i mbështetur në një studim të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Raporti evidenton problematikat mjedisore dhe përcakton ndërhyrjet që nevojiten për të frenuar ndotjen dhe rikthyer funksionet natyrore të zonës. Një prej masave kryesore të parashikuara është përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve të ngurta. Kjo përfshin mbledhjen, trajtimin, përpunimin dhe ripërdorimin e tyre, në përputhje me standardet dhe direktivat e Bashkimit Europian për burimet ujore. Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme është mbyllja e vendburimeve të ndotjes ose rehabilitimi i tyre, në mënyrë që të parandalohet vijimi i ndotjes së deltës.



Delta e Semanit ka një sipërfaqe prej 3.19 kilometrash katrorë dhe shtrihet në territorin e Bashkisë Fier. Megjithatë, lumi kalon edhe në territorin e tre bashkive të tjera: Roskovecit, Patosit dhe Beratit. Për këtë arsye, zbatimi i projektit kërkon angazhimin e të gjitha njësive vendore përgjatë rrjedhës së lumit, por edhe të kompanive të naftës, të cilat sipas të dhënave të Basenit Ujor Seman kanë detyrime në procesin e pastrimit.

Rehabilitimi i deltës kërkon kështu ndërhyrje të koordinuar, jo vetëm për largimin e mbetjeve që kanë pushtuar zonën, por edhe për të ndalur burimet që vazhdojnë ta ndotin atë. Projekti synon të adresojë një problematikë të trashëguar ndër vite, pasojat e së cilës po bëhen gjithnjë e më të dukshme në habitatet natyrore të Semanit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!