Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti dhe paketa fiskale/ Xhihani: Ulja e TVSH-së të reflektohet në çmimet e produkteve! Nisma pozitive për studentët

schedule14:28 - 2 Nëntor, 2026

schedule 14:28 - 2 Nëntor, 2026

Buxheti 2027 dhe paketa e re fiskale pritet të sjellin një sërë ndryshimesh që prekin drejtpërdrejt familjet shqiptare, pensionistët, studentët dhe tregun e punës.

Në një intervistë për “Money Report”, eksperti i punësimit Arbër Xhihani vlerëson nismat për uljen e TVSH-së, rritjen e pragut të pagave dhe indeksimin e pensioneve, duke theksuar se ndikimi i tyre duhet të reflektohet realisht në rritjen e fuqisë blerëse.

Sipas tij, sfida kryesore mbetet garantimi që ulja e TVSH-së të përkthehet në çmime më të ulëta për konsumatorët, si dhe miradministrimi i të ardhurave buxhetore. Xhihani ndalet gjithashtu te mbështetja për studentët dhe rëndësia e përafrimit të arsimit universitar me nevojat e tregut të punës.



“Është për t’u përshëndetur, një nismë që prej vitesh kërkohej nga ana e qeverisë, siç është ulja e TVSH-së, që do të ndikojë drejtpërdrejt në familjet shqiptare. Duhet të kemi kujdes të shtuar, që kjo ulje e pragut të TVSH-së të përkthehet në ulje të familjeve dhe të mos ketë një rritje.

Do duhet të mos bien në grackën e vendeve të tjera, që kanë pasur ulje të TVSH-së, por kjo nuk ka çuar në uljen e çmimeve të produkteve. Një tjetër nismë pozitive është rritja e pragut të pagave. Indeksimi i pensioneve është një përfitim i drejtpërdrejtë për pensionistët, pasi nënkupton të ardhura shtesë. Mendoj se këto janë nisma për t’u përshëndetur që marrin në konsideratë nevojat e shtresave të shoqërisë, do duhet që të shikojmë realisht fuqinë blerëse. Janë nisma të lidhura që impaktojnë njëra-tjetrën.

Ulja e TVSH-së në produktet e shportës të përkthehet në shpenzime më të pakëta të familjeve. Përshëndes nismat për studentët, është një nismë pozitive, e cila mund të ndikojë në shtimin e studentëve në universitete, apo të shpëtojë degët që rrezikojmë për shkak të interesit të ulët. Një ndikim do të ketë edhe në tregun e punës. Nevojat e tregut të punës janë shumë të mëdha me krahun e punës, por shpesh nuk përputhen me tregun e punës. Të ardhurat në buxhetin e shtetit duhet që të miradministrohen”, tha Xhihani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!