Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti dhe paketa për vitin 2027/ Malaj: 4% rritje ekonomike, 2.2 miliardë euro investime

schedule14:10 - 2 Nëntor, 2026

schedule 14:10 - 2 Nëntor, 2026

Komisioni i Ligjeve i ka dhënë dritën jeshile duke miratuar në parim projektligjin për paketën dhe buxhetin e vitit 2027.

Ministri i Financave Petrit Malaj theksoi se për vitin që vjen parashikohen më shumë investime publike dhe fondi i vënë në dispozicion është mbi 200 miliardë lekë.

Edhe sektori i bujqësisë do të marrë më shumë para. Sipas kreut të financave fondi i këtij dikasteri shtohet me 1.1 mld lekë të cilat do të shkojnë për mbështetjen e fermerëve.



Ndërkohë në komisionin e Ekonomisë Banka e Shqipërisë  ka vlerësuar buxhetin dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Sipas saj, projektbuxheti i ri krijon hapësirë për më shumë investime në sektorët prioritarë si dhe ruan qëndrueshmërinë fiskale ndërsa paketa e re nuk pritet të ushtrojnë presion mbi çmimet dhe inflacionin.

Banka e Shqipërisë  theksoi se e rëndësishme është vijimi i reformës në skemën e pensioneve.

Rritja ekonomike për vitin 2026 parashikohet 4%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!