Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti për arsimin/ Eksperti i punësimit: Çdo mbështetje ndaj arsimit është për t’u përgëzuar!

schedule14:28 - 30 Tetor, 2026

schedule 14:28 - 30 Tetor, 2026

TIRANË- Buxheti për arsimin në vitin 2027 parashikohet të arrijë në 66 miliardë lekë, me financime shtesë për disa nga prioritetet kryesore të sektorit.  Në fokus do të jenë bursat për studentët në nevojë, për të cilat parashikohen 1.1 miliardë lekë shtesë.

Gjithashtu, 400 milionë lekë shtesë do të shkojnë për infrastrukturën e arsimit bazë, ndërsa kërkimi shkencor do të përfitojë 100 milionë lekë të tjera. Një tjetër prioritet është programi “Pas shkolle”, për të cilin është parashikuar një financim shtesë prej 500 milionë lekësh.

Eksperti i punësimit Erion Muça, i ftuar në “Money Report”  u shpreh se çdo ndërhyrje në buxhet që ka në fokus  studentët dhe të rinjtë duhet përshëndetur. Ai theksoi se këto masa janë tipikisht të majta, të cilat suportojnë shtresat e shoqërisë që kanë nevojë për përkundjeje nga shteti.



“Çdo ndërhyrje në buxhet me fokus te studentët apo te të rinjtë është pozitiv. Ajo që unë shoh dhe e kam kërkuar publikisht, është që duhet t’i jepet një mbështetje dhe një hapësirë shumë më të madhe prirjes së talentit që në moshën të vogël.

Çdo mbështetje e shtetit karshi arsimit është për t’u përgëzuar. Unë këto masa i shoh si tipikisht të majta nga fryma që ato sjellin, të rinjtë dhe studentët kanë nevojë për një mbështetje”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!