Një person është gjetur i mbytur në lumin e fshatit Maricaj, njësia Administrative Luftinjë, Bashkia Tepelenë.
Ngjarja është konstatuar nga një bari i cili ka njoftuar për një person të mbytur.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në vend ngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë për të kryer veprimet hetimore./abcnews.al

