Qendra “Faktoje” deklaron 92,482,289 lekë të ardhura nga grantet për vitin 2024, një shumë e jashtëzakonshme për një OJQ klienteliste në funksion të një axhende politike. Drejtuesja e saj, e ekspozuar si militante e afërt me Lëvizjen Bashkë në Shqipëri dhe Vetëvendosjen në Kosovë, ka vendosur që shumat marramendëse të financimeve të mos i përdorë vetëm për objektivin e punës së qendrës, por për të blerë edhe dy apartamente për zyra.

Kjo duhet të jetë ndër të paktat OJQ në botë që prioritet ka pasuritë e paluajtshme dhe jo punën për të cilën financohet.
OJQ-të janë organizata jofitimprurëse që përqendrohen tek objektivat për të cilat janë krijuar dhe jo te blerja e pasurive, për të cilat nuk dihet kujt i mbeten nëse organizata shpërbëhet.Per kete duhet te jap shpejgime drejtuesja e qendres jo transpaante Klodiana Kapo.

Një vit më parë, të ardhurat nga grantet ishin 76,260,054 lekë. Rritja është rreth 16.2 milionë lekë, ose 21.3 për qind. Raporti financiar jep shumën e përgjithshme, por nuk tregon se sa ka dhënë secili financues.
Shpenzimet e organizatës arritën në 45,794,035 lekë gjatë vitit 2024, nga 40,805,932 lekë një vit më parë. Diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve u pasqyrua si rritje e aktiveve neto prej 46,688,254 lekësh, krahasuar me 35,454,122 lekë në vitin 2023. Si organizatë jofitimprurëse, “Faktoje” nuk e paraqet këtë shumë si fitim tregtar.
Pasqyrat financiare tregojnë gjithashtu se organizata ka blerë dy apartamente, të cilat janë në proces rikonstruksioni dhe parashikohet të përdoren si zyra. Vlera e zyrave, të paraqitura si aktive në proces, është 40,251,028 lekë, ndërsa punimet në proces kapin shumën prej 1,218,101 lekësh, për një total prej 41,469,129 lekësh.
Në bilanc figurojnë gjithashtu 43,116,086 lekë investime afatgjata, përfshirë 20 milionë lekë në letra me vlerë të qeverisë dhe 23,116,086 lekë investime në fond. Mjetet monetare në fund të vitit ishin 31,456,687 lekë.
Në deklaratën e të ardhurave renditen National Endowment for Democracy, UNFPA, IFCN, Zinc Network, WBMFC, GIZ, Bashkimi Evropian, Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës dhe Ambasada e Zvicrës në Shqipëri. Dokumenti përmend gjithashtu fondacionin Metamorphosis nga Maqedonia e Veriut dhe shoqatën “Zašto ne” nga Bosnja, të cilat shërbejnë si ndërmjetëse ose administruese të projekteve rajonale.
National Endowment for Democracy është fondacion amerikan që jep grante për projekte të demokracisë dhe të shoqërisë civile, ndërsa UNFPA është agjenci e Kombeve të Bashkuara që punon për shëndetin riprodhues dhe të drejtat e grave dhe të të rinjve. IFCN është rrjet ndërkombëtar i organizatave të verifikimit të fakteve, pjesë e Institutit të Gazetarisë Poynter. Zinc Network është kompani komunikimi, ndërsa WBMFC është program rajonal për mbështetjen e mediave dhe të gazetarëve në Ballkanin Perëndimor.
Në listë figurojnë edhe EFCSN, rrjeti evropian i organizatave të verifikimit të fakteve, dhe Journalismfund Europe, organizatë jofitimprurëse belge që mbështet gazetarinë investigative. Meta, kompania që zotëron Facebook-un, shënohet si klient për verifikimin e fakteve nga palë të treta. Pra, dokumenti përfshin jo vetëm donatorë, por edhe rrjete, ndërmjetësues projektesh dhe klientë.
Për asnjërin prej tyre nuk jepet shuma e kontributit apo pjesa që zë në buxhetin e “Faktoje”. Burimet renditen nën rubrikën e kontribuesve me mbi 5 për qind të të ardhurave, por nuk sqarohet se sa përfaqëson secili në lekë ose në përqindje. Për një portal që merret me verifikimin e fakteve, publikimi i emrave është një hap, por pa shumat është e vështirë të kuptohet se sa varet organizata nga secili financues.
Tani përfytyroni sikur rreth 1 milion euro financime gjatë vitit të kaluar të ishin investuar te gazetarët apo studiuesit që verifikojnë lajmet e rreme dhe jo te blerja e apartamenteve, për të cilat nuk ka asnjë procedurë publike: si janë blerë, kujt i janë blerë dhe, mbi të gjitha, përse duhej të bliheshin.
Një OJQ mund të punojë shumë mirë në zyra me qira, siç punojnë shumica e OJQ-ve në botë. Blerja e apartamenteve, e cila ka zënë një pjesë të madhe të buxhetit të vitit të kaluar, tregon se objektivi kryesor i drejtueses së qendrës është pasuria e paluajtshme dhe jo media./TEMA


