Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuza ndaj dy personave për spiunazh/ Autoritetet britanike dyshime për përfshirje të Iranit në bazën RAF Fairford

schedule15:10 - 27 Tetor, 2026

schedule 15:10 - 27 Tetor, 2026

Autoritetet britanike kanë ngritur akuza ndaj dy 24-vjeçarëve, të dyshuar për përfshirje në incidentin pranë bazës ushtarake RAF Fairford, në jugperëndim të Anglisë.

Sipas Prokurorisë, Mohmed Abdulkarim akuzohet për veprime që dyshohet se mund të kenë ndihmuar një shërbim të huaj inteligjences në zhvillimin e aktiviteteve kundër interesave të Britanisë së Madhe.

Ndërsa Nouman Essghir akuzohet për hyrjen në një zonë të ndaluar, me qëllim që mund të cenonte sigurinë ose interesat e vendit.



Të dy akuzat janë ngritur në bazë të ligjit britanik për sigurinë kombëtare të vitit 2023.

Ngjarja daton më 27 shtator, kur policia u vu në lëvizje pas raportimeve për automjete të dyshimta pranë RAF Fairford, në jugperëndim të Anglisë.

Pesë persona u arrestuan fillimisht, ndërsa banorë të zonës u evakuuan gjatë kontrolleve të policisë së armatosur dhe specialistëve për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese. Në automjetet e kontrolluara u gjet benzinë, por nuk u konstatuan mjete shpërthyese të improvizuara.

Hetimet vijuan edhe në javët pas incidentit, duke çuar në arrestime të tjera dhe, tashmë, në ngritjen e akuzave ndaj dy prej të dyshuarve.

Autoritetet ne britani kane deklaruar se shteti i përfshirë në këtë çështje është Irani.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!