Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD pronë private e Berishës”, Bejko kujton 21 janarin: Saliu ka qenë shumë herë më i dhunshëm

schedule20:01 - 25 Tetor, 2026

schedule 20:01 - 25 Tetor, 2026

Bejko e cilëson Partinë Demokratike si pronë private të Sali Berishës, ndërsa pjesëmarrjen modeste në protestë e sheh si tregues të rënies politike të tij. Në emision Neës Room, në ABC Neës, Bejko u shpreh Berisha ka humbur edhe kredencialet morale për të folur kundër dhunës, duke kujtuar edhe ngjarjet e 21 janarit.

“Partia fillon dhe mbaron me Berishën. PD është pronë private e Berishës dhe bën me të cfarë të dojë, po të ishte një parti sic ka qenë në të shkuarën, kur ai kërkon pjesëmarrje se do përmbysë sipas tij regjimin dhe i përgjigjen vetëm 2 mijë vetë, tregon fundin e tij. Berisha kur ka qenë kryeministër ka qenë shumë herë më i dhunshëm se Rama, në raport me protestuesit që i quante të dhunshëm, sic ishte rasti 21 janarit.

Bëhej fjalë për protestues të dhunshëm në këto kushte ky njeri i ka mbaruar edhe kartat morale, dhe harrojnë kur vijnë në pushtet. Berisha nuk mund të bëjë antiBerishën, edhe pse nuk e ka problem ta bëjë se ca thotë sot, nuk thotë nesër. Sa herë ka qenë në pushtet ka vepruar dhunshëm, në këto kushte them se ka një hiprokrizi të madhe më shuëm se politik bëhet retorike dhe po kërkon ta kthejë nga një lëvizje qytetare në politike”, u shpreh ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!