Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Masat për protestën, të hartuara në kohë rekord sipas modelit francez”, Gazetari: 13 tubimet e fundit ishin pa leje!

schedule19:24 - 25 Tetor, 2026

schedule 19:24 - 25 Tetor, 2026

Gazetari Andon Kello ka komentuar paketën e masave për protestat, duke theksuar se ajo është hartuar në kohë rekord dhe se është ndjekur modeli francez.

Ai u shpreh se Shqipëria nuk ka pasur më parë protesta të kësaj natyre, ndërsa tubimet e fundit, të cilat i cilësoi si atipike dhe të zhvilluara pa leje, e kanë futur Shqipërinë në një situatë protestash të dhunshme.

Sipas tij, aktiviteti i tyre ka qenë më i ulët ditët e fundit, ndërsa për protestën e së shtunës ai pretendoi se pas saj qëndronte Partia Demokratike.



“ Është punuar në kohë rekord kjo paketë, është ndjekur modeli francez. Ka dhe vende të tjera që kanë pasur probleme me protesta. Në Greqi ndalohet veshja e maskave apo vendosen gjoba kur tubimi është i paligjshëm. Paketat kanë prej vitesh, në një vend si Shqipëria, që nuk ka përjetuar protesta të tilla, protestat e tjera kanë qenë paqësore. Të PD-së kanë pasur vazhdimisht leje, plus ka firmosur vetë sekretari. Në protesta të tilla atipike, që janë kryer pa leje, edhe Shqipëria është futur në zonën e protestave të dhunshme. Rama ka lënë të kuptohet se pushteti nuk negociohet në shesh. Rama po insiston për dialog me studentët, jo me protestuesit e dhunshëm. Paralajmëron se është fillimi i përballjes me protestuesit e dhunshëm, ku ditët e fundit kanë qenë më pak aktive. Ditën e shtunë ka qenë dora e PD-së.”  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!