Për analistin Arben Meçe, antifa në Tiranë janë Sali Berisha e Arlind Qori, për të cilët tha se i bashkon padroni i njëjtë.
Duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, si edhe paketën e masave kundër dhunës nga kryeministri Rama, Mece tha se partitë në Europë, janë bashkë kundër kaosit/
“Kjo paketë është paketë emergjente, të gjithë shtetet që janë cënuar nga Antifa, dhe kjo është linjë e saj që shpërtheu në të gjithë Evropën në të njëjtën ditë. Janë lëvizje të majta që kanë financim nga shërbimet e fshehta ruse për destabilizimin e Perëndimit, formë e luftës kibernetike që Rusia po përdor.
Kjo strukturë në Shqipëri ka një avantazh ku linjat pro ruse, sic sot kemi Berishën nuk ekzistojnë atje. Emri Antifa nuk u shpik në Shqipëri, erdhi nga Franca, Spanja, Italia është një realitet i agresionit rus në këto territore. Berishën me Antifën e lidh një gjë, padroni.
Është absurde të mendosh që një linjë si Qori të bashkohet me një linjë konservatore, si mund të bashkohen për cënimin e rendit kushtetues? Berisha është përfaqësues i linjave ruse në Shqipëri. Gjithë kjo që sot Rama bëri, i coi qytetarët para përgjegjësisë, ‘mos u bëni viktima të Sali Berishës dhe Arlind Qorit’” u shpreh Meçe./abcnews.al


