Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Policia neutralizoi synimin e Berishës për të destabilizim”, Meçe: PD nuk mblodhi dot as 2 mijë vetë në shesh

schedule19:02 - 25 Tetor, 2026

schedule 19:02 - 25 Tetor, 2026

“Në protestën e PD, u shpërndanë bishta lopate, u përdor molotov”, kështu u shpreh analisti Arben Mece, për ABC News, lidhur me protestën e një dite më parë në Bulevard, për të cilën tha se ishte kulmi i agresivitetit të PD të dirigjuar nga Berisha, por që shteti triumfoi mbi vandalizmin Berishian

“Protesta e PD ku u shpërndanë bishta lopate, është një akt i qartë dhunë u përdor molotovi, armë luftarake dje ishte kulmi i agresivitetit të PD të dirigjuar nga Berisha. Shteti triumfoi mbi vandalizmin Berishian por tregoi kush është e vërteta e këtyre ngjarjeve. Ne kemi thënë se nuk janë studentët. Pedagogu nuk duhet të maskohet dhe të përfaqësojë interesin e tij politik, është një cënim i rëndë i figurës së pedagogut. Me cfarë personaliteti ky pedadog do paraqitet nesër para studentëve të vet?” u shpreh ai.

Ndër të tjera, Meçe vlerësoi punën e policisë së shtetit, për të cilën tha se arriti të neutralizonte synimin e Berishës për të destabilizuar Shqipërinë.



“Dje policia tregoi se është e aftë të përballojë jo agresione me skenarizim antikombatër, por dje me profesionalizëm arriti të neutralizonte synimin e Berishës për të destabilizuar Shqipërinë. I vetmi inst në mbrojtje të qytetarit, nga këta dhunues që edhe dje kryen akte vandaliste me dirigjimin që i shpallte hero por fshihej si burracak. Dje për herë të parë tha jam unë dhe patë cfarë agresiviteti përdori në luftë kundër shtetit. Dje, ishte aksion politik i drejpërdrejtë i Berishës, dhe ju patë një dështim total, përdori kartën e parë për masivitet në protestë.

Por në 12:00 deri në 14:00 trupa politike e ashtuquajtur paqësore e PD, nuk i kalonte 1500 vetë. Pra një trup që pretendon të marrë pushtetin, në kulmin e agresionit të vet, nuk mblodhi dot 2 mijë vetë. 2 mijë vetë ka mbledhur qori, që nuk përfaqëson parti politike. Berisha me një thirrje kombëtare, përfundimtare, ‘ o sot o kurrë’ Berisha përfundoi me 1500 vetë, që u kthyen në militant të armatosur rëndë. Molotovi është përdorur kundër tankeve, Berisha lëshoi njerëzit t’i përdornin kundër policëve. Dhe në këto kushte cfarë instrumentash do përdorë policia kundër tyre?” theksoi Meçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!