Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç përplaset me gazetarët kroate/ “Keni interes për zgjedhjet këtu, por fituesi do të jem unë”

schedule17:09 - 25 Tetor, 2026

schedule 17:09 - 25 Tetor, 2026

Ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiç është përplasur verbalisht me një gazetare kroate në konferencën për media, menjëherë pas votimit.

Kur ajo u përpoq t’i bënin një pyetje, ai e ndërpreu, duke deklaruar se mediat serbe kanë përparësi.

“Prisni pak, ju kroatë – prisni, prisni – vetëm një moment. Ju kam aq shumë qejf ju kroatëve, dhe më vjen aq mirë që shoh kaq shumë prej jush këtu, saqë mezi di çfarë të them. Bëni pak durim; nuk jeni të vetmit këtu – këto janë zgjedhje serbe, jo kroate.”



Ky nuk ishte momenti i vetëm i përplasjes.
Gjatë gjithë fjalës së tij, Vuçiç shprehu pakënaqësi për interesimin e tyre lidhur me zgjedhjet në Serbi.

“E di që ju interesojnë shumë këto zgjedhje, por ju lutem, bëni pak durim. I jam përgjigjur tashmë një kroati; le të dëgjojmë dikë tjetër tani.”

Kur gazetarët kroatë i kërkuan të shpjegonte pretendimet e tij lidhur me ndërhyrjen e Kroacisë në zgjedhjet serbe, Vuçiç nuk përmendi asnjë rast konkret.

“Nuk keni pse kërkoni ndonjë provë specifike. Mjafton të hapni cilëndo nga gazetat tuaja, të vizitoni ndonjë nga portalet tuaja informative ose të shikoni ndonjë nga kanalet tuaja televizive. Nga fyerjet dhe gënjeshtrat – ato më absurdet. Deri te ndërhyrja e drejtpërdrejtë në fushatë në çdo mënyrë të mundshme, përfshirë mbështetjen për njërën pale.”

Diskutimi vazhdoi kur ai u pyet se çfarë do të bënte nëse do t’i humbiste zgjedhjet.

“Së pari, do t’ju jap diçka për t’u gëzuar, e më pas do të shoh se cilat do të jenë hapat e mi të mëtejshëm. Por, çfarë do të bëni ju kur ne të fitojmë sonte.”

Vuçiq mbërriti në qendrën e votimit së bashku me bashkëshorten e tij, Tamara; për shkak të pritjes së gjatë atij iu desh të priste për rreth dy orë.

Pasi votoi, ai deklaroi se do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve, pavarësisht se cili do të ishte përfundimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!