Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama dhunuesve: Jeni errësira e syrit të protestuesve/ Kryeministri për rastin e të riut: Sigurova kurimin në Itali

schedule13:01 - 25 Tetor, 2026

schedule 13:01 - 25 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestat e dhunshme dhe plagosjen e një të riu nga Elbasani, duke akuzuar nxitësit e dhunës për përgjegjësi dhe duke bërë të ditur se është angazhuar personalisht për trajtimin e tij në Itali.

Në reagimin e tij, Rama thekson se pjesëmarrja në protesta të dhunshme paraqet rrezik si për protestuesit, ashtu edhe për personat që ndodhen pranë tyre. Ai dënoi plagosjen e të riut, duke e cilësuar ngjarjen si një këmbanë alarmi për të gjithë, veçanërisht për ata që, sipas tij, nxisin dhunën përmes ekraneve televizive dhe rrjeteve sociale.

Kreu i qeverisë deklaroi se është marrë personalisht me sigurimin e trajtimit mjekësor të të riut në një spital në Itali, si dhe me transportin e tij me avion charter mjekësor.



Në mesazhin e tij, Rama përdori tone të ashpra ndaj atyre që i akuzon për nxitjen e protestave të dhunshme dhe keqpërdorimin e plagosjes së të riut për të nxitur përplasje të mëtejshme.

“Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit\!”, shkruan Rama në platformën X.

Në vijim, kryeministri akuzoi kundërshtarët e tij se po nxisin dhunën, djegiet dhe shkatërrimet, ndërsa shprehu bindjen se, sipas tij, kjo strategji nuk do të ketë sukses.

Kryeministri Edi Rama në platformën X:

Pjesëmarrja në protestat e dhunshme është sigurisht e rrezikshme edhe për vetë dhunuesit dhe ata që rrinë rrotull tyre, aq më tepër kur dihet tanimë edhe botërisht që në këto protesta është edhe dora e një matufi maniak me një biografi të pasur me zjarrvënie e me gjakderdhje

Më vjen shumë keq kur kushdoqoftë lëndohet fizikisht, qoftë edhe një protestues i dhunshëm, por si mund të shmanget çdo lëndim i mundshëm nëse dhuna e dikton natyrën e një proteste?!

Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur

Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën:

Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit!

Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së malkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë!

Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni me urrejtjen e pangushëllueshme të asaj dore, por duke ua kujtuar më mirë se kurrë shqiptarëve se kush jeni.

Dhe shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikoni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!