Analisti Arben Meçe ka ngritur dyshime për prapavijë politike dhe përgatitje paraprake të protestës, duke pretenduar se lëvizja mund të lidhet me një formë të diversionit rus në Evropë.
Në një intervistë për emisionin “Breaking News” në ABC News, ai foli për zhvillimet e protestës dhe rolin që, sipas tij, kanë pasur aktorë të ndryshëm politikë.
Meçe u ndal te ndryshimi i sjelljes së protestuesve, duke vënë në pikëpyetje arsyet përse protesta, e cila në fazën e parë ishte paqësore, më pas u shoqërua me shpërthime dhune.
Sipas analistit, kjo përshkallëzim nuk ishte spontan, por rezultat i një përgatitjeje të mëparshme nga grupe të caktuara. Ai argumentoi se koha kur u zhvillua protesta ishte politikisht e qetë dhe se disa aktorë kishin interes ta mbanin atë aktive.
“Ka një prapaskenë politikë në vetvete. Kjo lëvizje është një aksion i këtyre njerëzve. Ka një pikëpyetje përse në fazën e parë flamingot ishin paqësore dhe më pas shpërthyen. Shpërthimi i vazhdim i parapërgatitjes nga flamingot, jo ato të pesë ditëve të para. Koha në të cilën zhvillohet ishte një kohë politikisht e vdekur. Dhe misioni i Arlind Qorit së bashku me Berishën ishin ta mbanin gjallë protestën. Qori së bashku me Shehun, Lapaj dilte shpesh filloi të diskutonte tezën do shihni kur të vijnë studentët. Dhe në të njëjtën periudhë në të gjithë Evropën shpërtheu ajo që kishte muaj që përgatitej në Shqipëri. Kjo Lëvizje, është një formë e diversionit rus në Evropë, pjesë e së cilës prej kohësh ka qenë Shqipëria. Shqipëria prej kohësh është paralajmëruar për këtë luftë hibride”, tha ai.
/abcnews.al/


