Ligji për Specialen kthehet në Kuvend.
Presidentja e Kosovës Justina Pula ka pranuar kërkesën e dorëzuar nga vetë PDK, që ligji të shkoj përsëri në parlament për një lexim të dytë.
Në arsyetimin e saj PDK thotë se rishqyrtimi do të mundësonte plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit.
“Ligji është i finalizuar në pjesën dërrmuese të tij. Rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij.”
PDK ka ftuar ekspertët dhe Avokatin e Popullit për konsultime.
Vetë Presidenca e ka arsyetuar kthimin me mundësinë e rishqyrtimit për të qënë korrekt me marrëveshjet ndërkombëtare.
“Kuvendi ka mundësinë e rishqyrtimit të tij, veçanërisht të dispozitave që ndërlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe me garantimin e plotë të të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen.”
Kthimi i ligjit ka nxitur reagime të forta në Kosovë.
Ramush Haradinaj e quan këtë një turp të madh dhe një goditje të rëndë për Kosovën.
Lidhja Demokratike e Kosovës nxitoj të dilte në deklaratë me kryetarin e saj Lumir Abdixhiku.
LDK nuk i votoi ndryshimet në Ligjin për Specialen në seancën e 6 tetorit, pak minuta përpara mesnatës, duke thënë se koha tregoi që partia e Rugovës qëndron me Republikën dhe se ata kishin të drejtë për qëndrimin që mbajtën.
Për ndryshimet e ligjit u dhanë votat për presidentin e ri të Republikës në një bashkëpunim VV-PDK, ndërsa jashtë me mijëra qyetarë kërkonin që ligji të kalonte, si mbështetjë për katër ish krerët e uçk.
Një nga organizatorët kryesor të protestës Clirim Haziri shpjegoi në rrjetet sociale se ishin aty që institucionet të merrnin përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, ndërsa veteranët e luftës u bëjnë thirrje të gjitha partive politike që plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme të bëhen pa vonesa dhe të miratohen me procedurë të përshpejtuar, ndryshe do të ketë sërish protesta.Bashkimi Europian ka bërë vazhdimisht thirrje kundër ndryshimeve.
Sipas ekspertëve, për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara, i deputetët e Kuvendit të Kosovës, duhet fillimisht “të marrin leje” nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe Bashkimi Evropian, në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare të 2014-ës, me të cilën Kosova ka pranuar që të konsultohet me autoritetet kompetente të Bashkimit Evropian para se të ndryshojë apo plotësojë ligjet që kanë ndikim në proceset e Hagës.


