Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata liron dhunuesit e Gjykatës së Apelit/ Vijon ‘gallata’ e drejtësisë së re, të lirë katër maska të tjera

schedule13:15 - 23 Tetor, 2026

schedule 13:15 - 23 Tetor, 2026

Katër protestuesit e arrestuar për dhunën dhe shkatërrimet në Gjykatën e Apelit janë liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Tiranës. Ata u arrestuan pas protestës së dhunshme, ku godina e Gjykatës së Apelit u kthye në objekt sulmi.

Ardit Plaku, Sebastian Rizvani, Lefter Deda dhe Pashk Paluca janë liruar nga qelia dhe ndaj tyre gjyqtari Yrfet Shkreli ka vendosur masën “detyrim paraqitje”

Lirimi i atyre që sulmuan institucionet e drejtësisë vjen pasi Shoqata e Gjyqtarëve reagoi duke i kërkuar kryeministrit të mos paragjykojë vendimet e gjykatave.



Por ndërsa gjyqtarët kërkojnë të mos paragjykohen vendimet e tyre dhe i kërkojnë Policisë të garantojë sigurinë e institucioneve, këtë herë është vetë Gjykata e Apelit, godina e së cilës u shkatërrua gjatë protestës, që rikthen në vëmendje mënyrën se si po reagon drejtësia ndaj dhunës kundër institucioneve.

Ndërkohë këtë të premte Gjykata e Tiranës ka liruar edhe 16 të arrestuar, për katër prej protestuesve vendosi gjyqtari Edvan Veçani, ndërsa për 12 të tjerë vendosi gjyqtari Sokol Shehu.

Gjykata i ka cilësuar arrestet e ligjshme mes tyre dhe arrestimin e një të mituri 14-vjeccar.

Gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet persona të maskuar kanë sulmuar institucionet, efektivët e Policisë, bizneset private dhe bankat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!