Një mjegull e dendur ka mbuluar të gjithë ultësirën e Krujës, nga Thumana deri përtej Rinasit, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Shikueshmëria në këtë zonë është e kufizuar, çka vështirëson lëvizjen e drejtuesve të mjeteve dhe rrit rrezikun për aksidente rrugore.
Drejtuesit që udhëtojnë nga veriu në drejtim të Tiranës, si dhe ata që lëvizin në kahun e kundërt, këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të mbajnë distancën e sigurisë me automjetet e tjera./abcnews.al


