Papa Françesku apel për ulje të tensioneve në marrëdhëniet SHBA-Iran

schedule18:29 - 9 Janar, 2020

schedule 18:29 - 9 Janar, 2020

Situata e tensionuar e ditëve të fundit mes SHBA-së dhe Iranit, pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Sulejmani nga forcat amerikane, ka sjellë reagimet nga lidër të ndryshëm nga e gjithë bota.

Papa Françesku gjatë fjalimit  vjetor, drejtuar ambasadorëve të akredituar në Vatikan ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të shmangin përshkallëzimin e situatës. Sipas atit të shenjtë është e rëndësishme që në këtë situatë të ndiqet rruga e dialogut dhe vetëpërmbajtjes, për të parandaluar një konflikt më të gjerë në Lindje të Mesme.

Ndër të tjera në thirrjen e tij Papa është shprehur se tensionet rrezikuan të komprometojnë procesin gradual të rindërtimit në Irak, si dhe të vendosin bazat për një konflikt të madh.

“Veçanërisht shqetësuese janë sinjalet që vijnë nga i gjithë rajoni, pas rritjes së tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Papa Françesku, diplomatëve nga më shumë se 180 shtete.

Udhëheqësi 83-vjeçar i Kishës Katolike gjatë fjalimit të tij, gjithashtu ka bërë një përmbledhje kryesisht të zymtë të vitit 2019, duke folur për luftëra, ngrohjen globale, ksenofobinë ndaj migrantëve dhe rrezikun e armëve bërthamore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!