Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar Shqipërinë pas marrjes zyrtare të kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Thaçi ndër të tjera në urimin e tij është shprehur se shpreson që të punojë me kryeministrin shqiptar Rama për të çuar përpara misionin e përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
“Urime Shqipërisë për marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Ne shpresojmë që të punojmë me kryeministrin Edi Rama për të çuar përpara misionin tonë të përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. I lumtur për të parë një listë gjithëpërfshirëse të përparësive që i japin përparësi paqes dhe pajtimit”./abcnews.al