Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën, ku pas një shpërthimi me eksploziv, katër persona mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi këtë të mërkurë, në rrugën Platonos, në zonën Kolonos të kryeqytetit grek.
Sipas raportimeve, administratori i një pallati kishte telefonuar policinë për të njoftuar se në hyrje të ndërtesës ishte lënë një çantë që përmbante drogë, duke kërkuar që efektivët të shkonin për ta marrë.
Dy policët që mbërritën në vendngjarje hapën çantën dhe, sipas dëshmisë fillestare të njërit prej tyre, gjetën materiale që dukeshin si drogë, një peshore dhe disa pilula.
Në rrethana ende të paqarta, një mjet shpërthyes i improvizuar që dyshohet se ndodhej brenda çantës shpërtheu, duke plagosur 2 oficerët e policisë, dhe 2 përsona të tjerë.
Telefonata anonime u bë nga menaxheri i pallatit, i cili është midis të plagosurve, pasi ai ishte aty kur policia mbërriti për të hetuar incidentin. Kjo thirrje specifike i çoi forcat e Policisë greke në një kurth. Autoritetet po i lënë të gjitha mundësitë të hapura, duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë e një sulmi terrorist.
Të katërt u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej policëve pësoi dëmtime më të rënda.
Sipas infromacioneve pajisja shpërthyese u komandua me telekomandë. Gjatë kontrolleve në vendngjarje, u gjetën një detonator elektrik , bateri dhe një sasi eksplozivësh me rendiment të ulët .
Në vendngjarje u konstatuan edhe pako që përmbanin lëndë narkotike dhe një peshore precize brenda çantës ku ishte vendosur pajisja shpërthyese. Hetimet e Policisë greke po vijojnë.


