Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj/ Reagon PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri

schedule16:38 - 20 Tetor, 2026

schedule 16:38 - 20 Tetor, 2026

Ndryshimet e Ligjit për Gjykatën Speciale kanë nxjerrë për herë të parë në një deklaratë me ze dhe figurë, në një reagim kundërshtues, kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ekaterina Trëndafilova nga salla e konferencave në gjykatën speciale tha se organi i drejtësisë në Hagë është një gjykatë e pavarur, e cila i garanton të akuzuarve të drejta për një gjykim të drejtë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Por dalja e saj në prononcim publik ka sjellë reagime të forta në Kosovë.



Nga PDK reagon sekretarja e përgjithshme e partisë, e cila ka kritikuar mënyrën e drejtimit të kësaj gjykate dhe ka kërkuar më shumë transparencë dhe llogaridhënie.

Çitaku thotë se një video-adresim pa mundësi për pyetje nga gazetarët nuk u jep përgjigje shqetësimeve të ngritura ndër vite lidhur me punën e Gjykatës Speciale.

Një reagim e kanë patur edhe veteranët e luftës.
Ata i kanë kujtuar kryetares së dhomave të specializuara se ligjet i miraton Kuvendi i Kosovës dhe se  ajo Gjykatë në Hagë ekziston sepse u krijua nga ai Kuvend.

Sipas veteranëvë të luftës gjyqtarëve aty i ka munguar edhe profesionalizmi dhe paanshmëria.

Ndryshimet ën Ligjin për Gjykatën Speciale u votuan disa minuta përpara mesantës së 7 tetorit, afati i fundit kushtetues edhe për zgjedhjen e presidentit, në një marrëveshje mes pdk dhe vv.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!