Po e presim me padurim që të rritet.
Arman Durmishi është një tjetër shpresë e sulmit të kombëtares shqiptare, ndërsa në moshën 18-vjeçare po shkëlqen në një kategori më lart sesa vitet e tij.
Futbollisti adoleshent kuqezi shënoi dy herë në fitoresn që Juventusi U23 arriti në Serinë C, pra në kategorinë e tretë italiane, ndaj Renates.
Durmishi tundi rrjetën në minutën e 23-të për 1-0, dhe pastaj në të 78-ën për 2-1.
Miqtë barazuan përkohësisht në fundin e pjesës së parë.
Nuk është pak që një sulmues që është vetëm 18 vjeç, të luajë për skuadrën U23, që cilësohet edhe “Juventusi I brezit të ardhshëm”, dhe ku normalisht bëjnë pjesë lojtarë 21 apo 22-vjeçarë.
Tashmë, ai ka 3 gola në tri ndeshjet e fundit për “Zonjën e Vjetër”, dhe këto janë rrjetat e tij këtë sezon në kampionat, ndonëse ka qenë vetëm 40 për qind të sfidave titullar, dhe ka qenë në fushë në 45 për qind të kohës.
Aspak keq është fakti që ai ka marrë pjesë në 30 për qind të golave shënuar.
Durmishi refuzoi ftesën e Shqipërisë U21 për ndeshjen ndaj Ukrainës, sepse donte të përqëndrohej në Serinë A, ndërsa padyshim që do të jetë protagonist në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm, që zhvillohet në Shqipëri dhe në Serbi.


