Avokati Gerti Shella, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi ndërhyrjen e policisë gjatë protestës.
Shella theksoi se vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm te prania e të miturve në protestë, por edhe te mënyra se si policia ndërhyri ndaj tyre.
Sipas tij, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi të barabartë para ligjit.
“Dikush këtu habitet që fëmijët kanë dalë në protestë. Mua më shqetëson se nëse duhet të jemi të gjithë të barabartë para ligjit ne pamë se si policia u detyrua të avanconte në aksione të rrezikshme për jetën e të miturve. U godit një protestues përpara Ministrisë së Arsimit dhe pasi e neutralizoi në mënyrë të dhunshme tentoi t’i thyente kërcirin. Si mund të mbyllim sytë përpara kësaj sjellje. Kujt ia pretendoni profesionalizmin? Tregoni pamjen se si iu sul polici dhe përplasi në tokë. Të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi njësoj përpara ligjit”, tha ndër të tjera ai.


