Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kursimet e shqiptarëve janë të sigurta/ Banka e Shqipërisë: Dhuna ka dëmtuar filialet, jo paratë

schedule15:26 - 19 Tetor, 2026

schedule 15:26 - 19 Tetor, 2026

Demtimi i disa degëve të bankave që operojnë në kryeqytet nuk përbëjnë rrezik për kursimet e qytetarëve.Banka e Shqipërisë ka reaguar  duke theksuar se kufizimet e përkohshme të shërbimeve në degë të caktuara lidhen me nevojën për të mbrojtur sigurinë fizike të punonjësve dhe klientëve.

“Banka e Shqipërisë thekson se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta. Dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave nuk cenojnë sigurinë e depozitave të klientëve dhe as qëndrueshmërinë financiare të bankave. Qytetarët duhet të jenë të qetë se kursimet e tyre janë të mbrojtura dhe nuk rrezikohen nga dëmtimet fizike të ambienteve.”

Sipas  Bankës së Shqipërisë shërbimi i pagesave ka vijuar normalisht  duke mos cënuar aktivitetin ekonomik.



“Banka e Shqipërisë siguron publikun se shërbimi i pagesave ka vijuar të funksionojë normalisht dhe pa ndërprerje, duke garantuar përmbushjen e rolit të sistemit bankar si domosdoshmëri e aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe nevojave të konsumit të familjeve.”

Banka e Shqipërisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, në ushtrimin e së drejtës së tyre për protestë paqësore, të respektojnë dhe të mbrojnë sigurinë e Bankës së Shqipërisë, të institucioneve bankare.   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!