Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhuna godet ekonominë, bizneset ulin qepenët/ Ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 ATM janë dëmtuar

schedule12:58 - 18 Tetor, 2026

schedule 12:58 - 18 Tetor, 2026

Ministrja Delina Ibrahimaj ka publikuar në rrjetet sociale një seri fotosh që tregojnë dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestave të ditëve të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ibrahimaj u shpreh se janë dëmtuar 38 degë bankare dhe 42 bankomate.

“Në emër të protestës studentore, prej ditësh po dëmtohen biznese, prona dhe veçanërisht degë bankare e bankomate.



38 degë bankare dhe 42 ATM të dëmtuara në të gjithë vendin, duke cenuar shërbimet e përditshme për qytetarët dhe bizneset.

Në këto ditë, kur zëri i studentëve duhet dëgjuar dhe kërkesat e tyre duhen marrë seriozisht, është e papranueshme që protesta të shoqërohet me akte shkatërrimi.

Askush nuk fiton nga kjo dhunë, pasojat do i vuajnë të gjithë. Kjo situatë duhet të marrë fund!”, shkruan Ibrahimaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!